Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristijan Asllani, mund të largohet nga Interi gjatë verës.
Pas interesimit nga Bologna, në garë për 22-vjeçarim është futur edhe skuadra spanjolle Real Betis, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Johnny Cardoso, që pritet të transferohet te Atletico Madrid.
Trajneri Manuel Pellegrini, thuhet se është një admirues i Asllanit, ndërsa drejtuesit e klubit andaluzian janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje konkrete.
Por, “Nerazzurët” duket s enuk do ta lëshojnë lehtë.
Nënkampionët e Italisë, kërkojnë të paktën 15 milionë euro për të liruar mesfushorin shqiptar, që pavarësisht moshës së re, shihet si një lojtar me të ardhme të madhe.
Merkatoja është ende e hapur, por një gjë është e qartë: emri i Asllanit po përflitet gjithnjë e më shumë në arenën evropiane.