Real Betisi është bërë skuadra e parë këtë sezon që nuk ra në kurthin e Barcelonës për pozitën jashtë loje.
Betisi fitoi me mund një pikë ndaj katalunasve, falë një goli të vonshëm me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.
Sidoqoftë, ajo që fitoi vëmendjen padyshim ishte rekordi i skuadrës së Pellegrinit, që u bë klubi i parë këtë sezon që nuk bie në kurthin e pozitës jashtë loje nga Barcelona.
Barcelona po zhvillon lojë me vijën mbrojtëse shumë të avancuar, ku të gjithë kundërshtarët e tyre po dalin në pozitë jashtë loje, megjithatë kjo nuk vlejti për Betisin.
Betis u bë skuadra e parë nga 22 rivalët me të cilët është përballur Barcelona këtë sezon (17 në La Liga dhe 5 në Ligën e Kampionëve) që nuk ra as edhe një herë në pozitë jashtë loje.
Nga këta kundërshtarë të Barcelonës, Real Madridi ra më së shumti, plot 12 herë, ndjekur nga Alaves e Mallorca me 11, Osasuna 10 dhe Red Star në Ligën e Kampionëve nëntë herë.
Kësisoj, pyetja e madhe shtrohet nëse kundërshtarët e kanë marrë leksionin dhe që a duhet tani Flick ta ndryshojë taktikën për të pasur sukses me katalunasit?