Po mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Një nga pikat e rëndësishme të kësaj seance, do të jetë edhe betimi i deputëve.
Me këtë rast, ligjvënësit duhet ta lexojnë një tekst, me rastin e betimit.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, shkruan në tekstin e Betimit.
Të pranishëm aty janë 119 deputetë, e vetëm një mungon.
Në seancë ka dështuar kalimi i raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve