Pas një aksidenti që pati javën e kaluar, Betim Gjoshi falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe dhe premton se së shpejti do t’i kthehet aktiviteteve politike.
“Tani jam pranë familjes sime dhe pres me padurim të rikthehem në terren, bashkë me ju, për të vijuar fushatën tonë zgjedhore dhe për të realizuar vizionin tonë për një Kosovë ma të mirë”, ka shkruar ai.
Asgjë nuk na ndal. Betimi për fitore!
Postimi i plotë:
Pas një aksidenti që pata javën e kaluar, nga i cili u desht t’i nënshtrohem operimit, jam liruar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Klinika e Ortopedisë. Falënderoj nga zemra mjekët, infermieret dhe stafin teknik për kujdesin e jashtëzakonshëm.
Një falënderim të veçantë kam për doktorët Pleuratin, Blerimin, Gjemën dhe Benin, si dhe për motrat Bardhën, Blerinën dhe shumë të tjerë që më ndihmuan gjatë kësaj periudhe sfiduese.
Jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës ndaj qindra njerëzve që më vizituan në spital dhe mijëra të tjerëve që më shkruan e u interesuan për shëndetin tim.
Tani jam pranë familjes sime dhe pres me padurim të rikthehem në terren, bashkë me ju, për të vijuar fushatën tonë zgjedhore dhe për të realizuar vizionin tonë për një Kosovë ma të mirë.
Asgjë nuk na ndal. Betimi për fitore!
#PDK131 #BGJ5O