7.2 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Betim Gjoshi për Albulena Haxhiun: Vraponte nëpër konferenca dhe studio televizive për ta mbrojtur koordinimin e Kusari-Lilës në emër të Kurtit me terroristin Milan Radojçiq  

- Advertisement -

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit nga radhët e LV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka publikuar një foto të deputetëve të PDK-së pas dështimit të votimit të Qeverisë Konjufca.

Goshi ka thënë se Albulena Haxhiu vraponte nëpër konferenca dhe studio televizive për ta mbrojtur koordinimin e Mimoza Kusari-Lilës në emër të Albin Kurtit me terroristin Milan Radojçiq.

Postimi i plotë në Facebook:

Kjo foto, siç mund të shihet, është publikuar nga Albulena Haxhiu që vraponte nëpër konferenca e studio televizive për të mbrojtur koordinimin në emër të Albin Kurtit të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lilës, me terroristin Milan Radojçiq dhe Listën Serbe.

Ky koordinim në fshehtësi të plotë, nuk do të mund të shlyhet nga historja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Qeverisë Kurti 2.

PDK nuk koordinohet me Listën Serbe, por koordinimi në prapaskenë është mënyra se si funksionon Vetëvendosje. Ky popull tash iu njeh dhe e din se kush jeni ju.

Sigurisht se PDK është krenare që mund të votojë kundër Qeverisë së një partie, si Vetëvendosje, që ka për qëllim të shkatërrojë shtetin e Kosovës.

Sot është patriotizëm të votosh kundër Vetëvendosjes dhe PDK nuk ia huq kurrë interesit të Kosovës derisa në radhët e saj ka deputetë që kombin shqiptar e kanë mbi gjithçka tjetër.

Në foto:

– Xhevahir Geci

UÇK, Bashkëluftëtar i Adem Jasharit

– Jakup Nura

UÇK, Bashkëluftëar i Adem Jasharit

– Ferat Shala

UÇK

– Elmi Reçica

UÇK

– Rrahman Rama

UÇK dhe komandant i FSK-së

– Rashit Qalaj

UÇK, komandant i Policisë së Kosovës

– Sala Jashari

Mbesa e familjes së Adem Jasharit

– Përparim Gruda

Djali i dëshmorit

– Fadil Demaku

UÇK, Vëllai i dëshmorit dhe dëshmores

– Altin Krasniqi

Djali i Zëdhënësit të UÇK-së

– Mërgim Lushtaku

Djali i komandantit të UÇK-së për Drenicë

– Kosovare Murseli

Vajzë e ushtarit të UÇK-së

– Arbnore Salihu

Vajzë e ushtarit të UÇK-së

Të ngjashme

Të fundit