3.5 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Betim Gjoshi: Numrat serikë dhe kodet e vendvotimit janë thelbësore për integritetin e zgjedhjeve

- Advertisement -

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar lidhur me parregullsitë e raportuara në procesin zgjedhor, duke theksuar se elementet teknike të fletëvotimeve janë thelbësore për garantimin e integritetit të procesit.

“Detajet e fletëvotimeve, siç janë numrat serikë dhe kodet e vendvotimit, nuk janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen. Ato janë pjesë përbërse e elementeve që garantojnë integritetin e procesit zgjedhor. Kështu llogariten me të drejtë në rregulloren e KQZ-së për fletëvotimet”, ka deklaruar Gjoshi.

Ai ka shtuar se çdo detaj teknik ka rëndësinë e vet në një proces të ndershëm elektoral, duke kujtuar një rast të mëhershëm nga zgjedhjet lokale në Mitrovicë.

“Dikush mund të pyes ‘e çfarë roli ka në integritetin e procesit zgjedhor mungesa e baterive’? Ju tregoj se pikërisht në vitin 2010 komuna e Mitrovicës ka shkuar në rivotim në mungesë të baterive të llampave ultravjollcë”, ka theksuar ai.

Postimi i plotë:

Detajet e fletëvotimeve, siç janë “numrat serikë” dhe “kodet e vendvotimit”, nuk janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen. Ato janë pjesë përbërse e elementeve që garantojnë integritetin e procesit zgjedhor. Kështu llogariten me të drejtë në rregulloren e KQZ-së për fletëvotimet.

Dikush mund të pyes “e çfarë roli ka në integritetin e procesit zgjedhor mungesa e baterive”?

Ju tregoj se pikërisht në vitin 2010 komuna e Mitrovicës ka shkuar në rivotim në mungesë të baterive të llampave ultravjollcë.

https://www.facebook.com/share/p/17Srujwyp6/

Të ngjashme

Të fundit