Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka zhvilluar takime në Arllat dhe Llapushnik, ku është pritur me përkrahje dhe mobilizim të madh nga banorët e këtyre zonave.
Gjoshi shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që këto dy fshatra i kanë dhënë PDK-së për 25 vite, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
“Arllati dhe Llapushniku treguan një përkrahje dhe mobilizim siç ata dinë. Falënderova për mbështetjen e palëkundur ndaj PDK-së ndër vite dhe për përkrahjen time si kandidat me numrin 50. Së bashku, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë,” tha Gjoshi.
Ai u zotua se do të punojë me përkushtim për të adresuar çështjet që prekin qytetarët, duke e bërë PDK-në forcën kryesore për zhvillimin e vendit.