-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Betim Gjoshi merr përkrahje të madhe në Arllat dhe Llapushnik: Së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka zhvilluar takime në Arllat dhe Llapushnik, ku është pritur me përkrahje dhe mobilizim të madh nga banorët e këtyre zonave.

Gjoshi shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që këto dy fshatra i kanë dhënë PDK-së për 25 vite, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Arllati dhe Llapushniku treguan një përkrahje dhe mobilizim siç ata dinë. Falënderova për mbështetjen e palëkundur ndaj PDK-së ndër vite dhe për përkrahjen time si kandidat me numrin 50. Së bashku, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë,” tha Gjoshi.

Ai u zotua se do të punojë me përkushtim për të adresuar çështjet që prekin qytetarët, duke e bërë PDK-në forcën kryesore për zhvillimin e vendit.

Betimi për Fitore vazhdon!

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#BetimGjoshi50

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit