-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Betim Gjoshi, kandidon për deputet nga radhët e PDK-së

- Advertisement -

Pas 22 vitesh aktivizëm të pandërprerë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka konfirmuar kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Ai shpreh krenari për shërbimin e tij në PDK gjatë udhëheqjes së partisë nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, periudha të cilat ishin të ndërlidhura me angazhimin për pavarësinë e vendit pas çlirimit.

Duke u shprehur për udhëheqësin aktual të partisë, Memli Krasniqin, Gjoshi thekson përkushtimin e tij për ta mbështetur PDK-në dhe sfidat me të cilat ajo është përballur në kohët e fundit. “Trashëgimia e tyre ishte një forcë shtytëse që të vazhdoj angazhimin tim,” thekson Gjoshi, duke besuar se kthimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit do të jetë i afërt dhe triumfues.

Me krenari për rrënjët e tij nga Drenica dhe ndihmesën e kësaj treve në çështjen kombëtare, Gjoshi synon të përfaqësojë qytetarët e saj dhe të Kosovës në Kuvend. Deri në ditën e zgjedhjeve, ai do të zhvillojë takime me qytetarë për t’u prezantuar atyre vizionin dhe idealet e tij politike.

Gjoshi gjithashtu bën thirrje për mbështetje ndaj kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza, kolegëve kandidatëve të partisë dhe vetes së tij në përpjekjen për një Kosovë më të mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit