Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka zhvilluar një takim të fuqishëm me qytetarët e Drenasit, ku ka marrë mbështetje të madhe për kandidaturën e tij dhe për vizionin e PDK-së.
“Çdo ditë që po i ofrohemi zgjedhjeve, po vërehet mobilizimi për fitore. Këtë e dëshmoi Drenasi, që na dha mbështetje të madhe. Bashkë për Bedri Hamzën Kryeministër, për programin më të mirë dhe për kandidatët më të mirë”, tha Gjoshi.
Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen dhe u shpreh i bindur se ky do të jetë viti i Kosovës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës.