Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, mori pjesë sot në tubimin e madh të organizuar në Hannover, Gjermani, ku bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza dhe zyrtarë të tjerë të partisë, prezantuan programin politik për një Kosovë më të mirë
Gjoshi shprehu mirënjohjen e thellë për diasporën, duke theksuar rolin jetik të saj në mbështetjen ndaj PDK-së: “Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla kryesore e Kosovës dhe mbështetja e saj është jetike për vizionin tonë për një të ardhme më të mirë”.
Ai gjithashtu vlerësoi entuziazmin dhe përkushtimin e mërgatës në përkrahjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza dhe programit të PDK-së.
Me këtë tubim, PDK-ja vazhdon të dëshmojë përkrahjen e madhe që po merr nga diaspora, duke forcuar besimin në një fitore në zgjedhjet e ardhshme.