Që prej raundit të parë të zgjedhjeve lokale, kryeministri në detyrë dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, ishte koncentruar në garën lokale të Mitrovicës së Jugut.
Kurti, për këtë qytet i kishte besuar kandidaturës së ministrit të tij të Bujqësisë, Faton Peci, i cili në raundin e parë kishte dalë i pari dhe Tahiri për pak vota ishte renditur i dyti.
Kurti, duke parë rivalitetin e madh që Peci kishte hasur nga kundërkadidati, Arian Tahiri, ishte angazhuar përgjatë gjithë ditëve të fushatës në Mitrovicë të Jugut, duke qëndruar atje e pirë kafe pothuajse çdo ditë në qytetin e Mitrovicës.
Përveç vet si kryeministër dhe kryetar i LVV-së, Kurti me vete gjatë gjithë kohës kishte edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, dhe zyrtar të tjerë të Qeverisë.
Garën për qytetin e Mitrovicës së Jugut, Kurti dhe figura të tjera të VV-së e kishin përkufizuar si një garë që duhej fituar patjetër. Sipas Hekuran Muratit, Peci do të duhej të fitonte për ta mbajtur hapur urën që ndërtuar së fundi.
Koncentrimi dhe fokusi i Kurtit për Mitrovicën e Jugut është vërejtur edhe sot në ditën e balotazhit. Ai ka qëndruar pothuajse gjatë gjithë ditës atje, duke i ndërruar disa lokacione e kafiteri.
Një prej tyre madje është detyruar të mbyllej për shkak të tensionit që ishte krijuar, nga paralajmërimi i Kurtit se do të shkonte aty.






