Shkruan Lulzim Nika
Në 24-vjetorin e Epopesë se Jasharëve
Sot, në këtë ditë të shënuar, kujtojmë sulmin mbi familjen Jashari.
Sakrifica e tyre u bë dritë e lirisë së Kosovës. Kjo betejë ndryshoi historinë, sepse u bë frymëzim për çdo shqiptar që t’i merrte armët e të luftonte për liri. Ato ditë të kësaj beteje epike, edhe ata më skeptikët, më pesimistët, e panë se rruga e vetme që çonte drejt lirisë, ishte lufta çlirimtare.
Kjo betejë, pra u bë frymëzim për shumë të rinj e të reja që u rreshtuan në radhët e UÇK-së dhe kështu kombi shqiptar anekënd trojeve të veta, u bashkua në këtë rrugë të fitores së madhe historike.
Përjetësisht, do t’u jemi mirënjohës ndaj atyre grave dhe burrave, që u flijuan dhe u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi, respekti e vlerësimi për ta!
Lavdi!
L.N.