Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, foli për procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë intervistës në Abc News Albania, numri dy i LDK-së, u shpreh se personalisht nuk ka infomacion se kush janë dëshmitarët që do pyeten në Hagë.
Ai tha se Kosova duhet të tregohet e kujdeshme që mos të ngrejë një debat përçarës, por qëllimi kryesor shtoi ai është të dëshmohet pastëria e luftës.
“Periudha kohore që kanë mandatin Dhomat e Specialzuara flet për 1 janar 1998-21 mars 1999, brenda kësaj periudhe Dhomat e Specializuara kanë ndërtuar hetimet. Debati që po zhvillohet në Kosovë është duke shkaktuar zhurmë. Ne nuk i njohim dëshmitarët dhe nuk i dimë se cilët janë. Dëshmitarët mund të implikojnë edhe të tjerët edhe vetveten, dhe procesi si i tillë pritet të dëshmojnë për të sjellë drejtësi për një numër të madh të të vrarëve gjatë luftës. Gjatë kësaj kohe, nuk duhet të ndërtohet debat përçarës në Kosovë”, shtoi Haziri.