22.5 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Besnik Tahiri: Qëndrimi i AAK-së, PDK-së e LDK-së do të duhej të ishte qeveria e opozitës, në krye me Bedri Hamzën

- Advertisement -

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qëndrimi i opozitës do të duhej të ishte një qeveri e formuar nga këto parti.

Ai në “Klan Kosova”ka thënë se opozita sot nuk ka qëndrim të përbashkët.

Sipas tij, opozita do të duhej të luftonte për konstituimin e Kuvendit, dhe të themelohej një Qeveri e udhëhequr nga Bedri Hamza.

“Opozita sot nuk ka qëndrim të përbashkët. Qëndrimi ynë, i Aleancës, i PDK-së, i LDK-së është dashur të jetë qeveria e opozitës, këtë rast qëndrimi i PDK-së ish dashtë me qenë qeveria e Bedri Hamzës. Ne luftojmë që të konstituohet Kuvendi, dhe në momentin që dalim për të konstituuar qeverinë, dhe ne e marrim dhe ne e themelojmë qeverinë që në këtë rast është qeveria e udhëhequr nga zotëri Hamza” – ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit