Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova rrezikon falimentimin ekonomik, nëse politika aktuale me energji nuk ndalet.
Postimi:
Energjia është themeli: pa të, nuk ka ekonomi n’Kosovë
Politika energjetike e Qeverisë ka hyrë në rrugë pa dalje. Në vend të kapaciteteve të reja dhe një tregu të hapur, kemi monopole të krijuara me vendime politike dhe shkyçje të bizneseve. Kjo është skemë shkatërruese, jo reformë.Pasojat janë të rënda: mbi 1,000 kompani në prag të mbylljes, mbi 120 mijë punëtorë dhe familjet e tyre në gjendje alarmante dhe rritje e çmimeve që do t’rëndojnë çdo qytetar.
Institucionet që duhej të mbronin interesin publik, Qeveria e ZRRE-ja janë bërë vet problemi. Në vend të rregullimit duke e analizuar kontekstin e vendit dhe mbikëqyrjes e pse jo zgjidhjeve që reflektojnë situatën aktuale në Kosovë, kemi policinë që shkon për të shkyçur bizneset, duke treguar dështimin e plotë të qeverisjes.Qytetarë e qeveri e ministra n’detyrë,
Pa energji nuk ka sektor privat, nuk ka prodhim e as punësim. Nëse kjo politikë nuk ndalet, Kosova rrezikon falimentim ekonomik dhe humbjen e shpresës për zhvillim. Duhet veprim urgjent për ta ndalur këtë rrugë shkatërrimtare.