Besnik Tahiri shef i GP të AAK ka thënë pas mbledhejs së Kryesisë se kanë mbështetur kërkesën për debatin në Kuvend për grevat e ku ka thënë se për këtë subjekt politik ligji për pagat duhet të sjellet në Kuvend dhe të votohet shpejt.
“Për ne si GP kemi disa prioritete e ku i pari është ligji i pagave që duhet të nis së zbatuari me 1 janar e jo qysh po thonë deri në fund të vitit. Gjendja në arsim është e jashtëzakonshme e ne si Kuvend e askush nuk mund të sillemi zakonshëm”, tha ai ndër të tjera.