Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkuar në Prekaz të Skenderajt, ku ai bashkë me kryetarin e partisë së tij kanë përkujtuar familjen Jashari.
Ai në një postim në facebook tha se secili prej nesh duhet ta përkujtojë luftën për liri dhe sakrificën e Jasharjve.
“Secili prej nesh, përjet duhet të përkujtojë luftën për liri, vetëflijimin dhe sakrificën e familjes Jashari, atyre që dhan gjithçka për kombin lirinë dhe shtetin”, shkroi Tahiri.