Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se 2024 do të mbahen zgjedhje.
Për këto zgjedhje, Tahiri ka thënë se AAK është më e përgatitur se kurrë, shkruan lajmi.net.
“Viti 2024 është vit zgjedhor, se AAK hyn më e përgatitur se kurrë. Aleanca do të jetë boshti politik i qytetarëve, subjekteve tjera politike, të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me ja dhënë vendimin e duhur kurdo që të mbahen zgjedhjet”, ka thënë Besnik Tahiri.
Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se pret që zgjedhjet të jenë të rregullta për shkak se siç u shpreh ai “nuk ka shanse Albin Kurti me qeverinë e tij ta lërë këtë privilegj, për shkak se mirë e din që kurrë më nuk do ti marrë 50 përqindëshin.