22.5 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Besnik Boletini pas zbardhjes së detajeve brenda RTK-së: Pa e kryer punën komisioni nuk mund të ndërmarrim asnjë veprim

- Advertisement -

“Lajm kontrovers të transmetuar në RTK”, po vazhdon ta quaj kryetari i bordit të transmetuesit publik, Besnik Boletini raportimin në “Lajmet Qëndrore” se dy media kosovare po ‘financohen nga Serbia’, duke përfshire këtu edhe Periskopin. 

Në një deklaratë për gazetën online Reporteri.net, Boletini tregon se po pret “gjetjet” e komisiont Ad-Hoc të krijuar sot për të shqyrtuar situatën e krijuar.

Sot është krijuar komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e lajmit kontrovers të transmetuar në RTK, i cili është marrë dhe përkthyer nga një medium boshnjak. E inkurajoj komisionin që ta trajtojë sa më shpejtë që të jetë e mundur këtë rast dhe të dal me një raport profesional dhe objektiv dhe rrjedhimisht ai të vij edhe si propozim në bord”, tha kryetari i bordit të RTK-së.

Në pyetjen se a do të shkarkohet Rilind Gërvalla, drejtori i RTK1 që u denoncua publikisht nga redaktori Jeton Musliu për presion për publikimin në “Lajmet Qendrore” të artikullit të “Slobodna Bosnja”, Besnik Boletini sqaron: “Kam përshtypjen që nga jashtë nuk kuptohen procedurat e vendimmarrjes në RTK. Do të ishte ideale sikur të ishin sikur në sektorin privat. Bordi nuk mund të marrë as edhe një veprim të vetëm pa pasur propozim. Në rastin konkret bordi nuk mund të ndërmarrë asgjë pa e kryer punën e vet komisioni që është emëruar tashmë”.

Por, a po e mendon vetë Besnik Boletini dorëheqjen pas këtij skandali që është përfshirë televizioni publik?

Sa i përket pyetjes për dorëheqje, nga këndvështrimi im, në situata komplekse zgjidhja me e lehtë është dorëheqja, është zgjidhje e problemit në rrafshin personal. Por, në situatën ku jemi, prioritet imi është kërkimi rigoroz i përgjegjësisë për lëshimin që është bërë, jo ikja nga problemi dhe përgjegjësia. Raportimet që bazohen vetëm në pretendime dhe të pabazuara është e papranueshme të kenë vend në RTK. Pas adresimit të kësaj përgjegjësie deri në fund, te të gjithë personat e përfshirë, atëherë gjëja më e lehtë e mundshme është të shoh pozicionin tim”, tha Besnik Boletini.

Transmetimi nga RTK i lajmit ku pretendohet se dy mediumet kritike “Nacionale” dhe “Periskopi” janë të lidhura me Serbinë ka nxitur reagime të gazetarëve, mediave, shoqërisë civile në Kosovë dhe organizatave ndërkombëtare. Kjo pasi skema e këtij skandali të televizioni publik duket e qartë dhe e nxitur nga pushteti politik në Kosovë dhe partia Lëvizja Vetëvendosje.

Drejtori i RTK1 i cili u denoncua për presion për publikimin e lajmit skandaloz në televizionin publik, Rilind Gërvallën, është ish-anëtar dhe militant i LVV-së, partisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Për lajmin ku sulmohen dy media kosovare, të mërkurën, janë distancuar disa gazetarë dhe redaktor të RTK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit