0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Besnik Berisha zgjedhet kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

- Advertisement -

Oda e Avokatëve të Kosovës zgjodhi kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët në organet e tjera, ku me 40 vota të delegatëve në krye të OAK-së u zgjodh avokati Besnik Berisha.

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor të saj, Berisha la pas vetes kundërkandidatët e tij, Behar Ejupi që mori 16 vota, Nasuf Hasani 7 vota dhe Yll Zekaj 18 vota.

Puna e tij si kryetar i Odës do të fokusohet në tri shtylla, dinjitet, zhvillim dhe disiplinë, thotë Berisha.

Në votim morën pjesë 83 delegatë, të cilët janë të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit