Besnik Berisha paralajmëron publikimin e provave nga sherri në Onima i Gjestit

- Advertisement -

Në këtë procedurë penale, i pandehur për së paku tri vepra penale është këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si “Gjesti”.

Sipas avokatit Berisha, aktakuza për këtë rast pritet të dorëzohet së shpejti në gjykatë.

“Studio Ligjore ka theksuar se, për shkak të vëmendjes së madhe publike dhe interpretimeve të njëanshme në opinion, është e domosdoshme të sqarohet se narrativi i krijuar, sipas të cilit “Gjesti” paraqitet si viktimë dhe ONIMA si cenues i të drejtave të tij, është i pasaktë dhe nuk qëndron mbi fakte.” thuhet në njoftim.

Avokati Besnik Berisha ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen më shumë detaje.

“Megjithatë, në ditët në vijim do shpalosim më shumë detaje, të bindur se publiku meriton ta di të vërtetën dhe t’i gjykojë faktet e provat ashtu siç janë”.

Të ngjashme

Të fundit