Shkruan: Besa Ismaili
Me 51% të votave, a do të vazhdojë LVV të përdorë këtë shumicë si dritë të gjelbër për arrogancë politike, heshtje të kritikës dhe shmangie të llogaridhënies?
A do të vazhdojë LVV të gëlltitet nga sistemi që dikur e quante të kalbur apo do ta ndryshojë atë?
A do të vazhdojë LVV ta përdorë sovranitetin si alibi politike për kokëfortësi, izolim diplomatik dhe prishje të aleancave strategjike?
A do të vazhdojë antikorrupsioni të përdoret si armë selektive politike, e drejtuar vetëm kundër kundërshtarëve?
A do të vazhdojnë qytetarët ende të shpresojnë në LVV apo t’i dorëzohen kolektivisht përballë nëpërkëmbjes së shtetit?
Përgjigjet e reja në pyetjet e vjetra nuk vonojnë dhe vijnë, me pranverën.






