Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme synimi i tij është t’i japë vendit drejtimin që meriton, duke theksuar se Kosova ka nevojë për përgjegjësi, profesionalizëm dhe një vizion të bazuar në punë konkrete.
Mulaj u shpreh se dëshiron të jetë zëri i qytetarëve që besojnë në mundësinë e ndryshimit dhe kërkojnë stabilitet, shpresë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“LDK përfaqëson rrugën e duhur për ta çuar vendin përpara — një forcë politike që ka provuar se di të qeverisë me maturi dhe të ndërtojë institucione të forta,” tha ai, duke ftuar qytetarët që ndajnë këto vlera t’i bashkohen vizionit të tij.
Ai theksoi se vota për numrin 123 dhe 79 është votë për një qasje të re, politika që mbështesin qytetarin dhe vendime të menduara mirë.
“Le ta zgjedhim shpresën. Le ta sjellim ndryshimin që e meritojmë,” përfundoi Mulaj.
Postimi i plotë:
Në këto zgjedhje, synimi im është i qartë: t’i japim vendit tonë drejtimin që meriton. Nevojitet përgjegjësi, profesionalizëm dhe një vizion i ndërtuar mbi punë konkrete, jo premtime boshe. Unë dua të jem zëri i atyre që besojnë se ndryshimi është i mundur, i atyre që kërkojnë shpresë, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Besoj thellë se LDK përfaqëson rrugën e duhur për ta çuar vendin përpara — një forcë politike që ka provuar se di të qeverisë me maturi dhe të ndërtojë institucione të forta. Pikërisht për këtë arsye, ftoj çdo qytetar që ndan këto vlera të na bashkohet.
Vota juaj për nr. 123 dhe nr. 79 është votë për shpresën.
Është votë për një qasje të re, për politika që mbështesin qytetarin, për vizion afatgjatë dhe për vendime të menduara mirë.
Le ta zgjedhim shpresën.
Le ta sjellim ndryshimin që e meritojmë






