Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka vizituar fabrikën e vetme të vajit ushqimor në Kosovë, “Fluidi”, duke e cilësuar atë si një histori suksesi dhe shembull të industrisë së fortë vendore.
Mulaj u shpreh i impresionuar nga organizimi, teknologjia dhe standardet evropiane të fabrikës, e cila drejtohet nga Berat Mustafa dhe punëson mbi 160 punëtorë. Sipas tij, “Fluidi” dëshmon se Kosova ka kapacitete prodhuese, dije profesionale dhe fuqi punëtore të përkushtuar, edhe përballë sfidave jo të lehta ekonomike.
“Fluidi nuk është vetëm fabrikë, por dëshmi konkrete se prodhimi vendor mund të jetë konkurrues edhe në tregjet ndërkombëtare”, u shpreh Mulaj gjatë vizitës.
Ai theksoi se në Kuvendin e Kosovës do të jetë zë i fuqishëm për prodhuesit vendorë dhe bizneset që krijojnë vende pune dhe promovojnë emrin e Kosovës jashtë vendit.
“Mbështetja e prodhimit vendor nuk është vetëm politikë ekonomike, por përgjegjësi ndaj shtetit dhe të ardhmes sonë”, përfundoi Mulaj.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi të veçantë pata rastin të vizitoj fabrikën e vetme të vajit ushqimor në Gjilan – Fluidi. Një histori suksesi që të bën krenar, e ndërtuar me punë, vizion dhe standarde serioze evropiane. Nën drejtimin e z. Berat Mustafa, kjo kompani është shembull i qartë se si mund të ndërtohet industri e fortë vendore edhe në kushte jo gjithmonë të lehta.
U mahnita nga organizimi, teknologjia dhe mbi të gjitha nga përkushtimi i më shumë se 160 punëtorëve, të cilët çdo ditë japin maksimumin për të prodhuar produkte të cilësisë më të lartë dhe për t’i dërguar ato në tregje të ndryshme ndërkombëtare. Fluidi nuk është vetëm fabrikë – është dëshmi se Kosova ka kapacitet prodhues, ka dije dhe ka njerëz punëtorë.
Gjatë kësaj vizite, z. Mustafës i dhashë një premtim të sinqertë: se në Kuvendin e Kosovës do të jem zë i fuqishëm për çdo prodhues vendor, për çdo biznes që krijon vende pune dhe që e çon emrin e Kosovës përtej kufijve. Mbështetja e prodhimit vendor nuk është vetëm politikë ekonomike – është përgjegjësi ndaj shtetit dhe së ardhmes sonë.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123
https://www.facebook.com/share/v/1DrnEFXJsz/






