-3.1 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

Besim Mulaj: Sporti nuk është propagandë, por përgjegjësi shtetërore

- Advertisement -

Kandidati i LDK, Besim Mulaj, thitë se 26 vjet pas luftës, sporti në Kosovë vazhdon të trajtohet më shumë si mjet propagande sesa si sektor me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit. Edhe pse sportistët tanë shpesh quhen ambasadorë të shtetit, investimet konkrete në sport mbeten minimale dhe pa vizion afatgjatë.

Sipas Besim Mulajt, përjashtim nga kjo gjendje bën vetëm qendra e xhudos në Pejë, por një objekt i vetëm nuk mund të mbulojë dështimin e përgjithshëm institucional. Kosova ende nuk ka stadium nacional të futbollit, shumica e qyteteve mungojnë stadiumet moderne, ndërsa nuk ekziston asnjë qendër multifunksionale sportive që do t’u shërbente të rinjve, klubeve dhe sportistëve profesionistë.
Ai thekson se fondet publike për sport janë shpërndarë pa planifikim të qartë, pa transparencë dhe, në shumë raste, janë keqpërdorur në projekte pa standarde dhe pa ndikim real për komunitetin sportiv.
“Sporti nuk ndërtohet me inaugurime, fotografi dhe slogane. Ai kërkon vizion, përgjegjësi dhe investime serioze”, ka deklaruar Mulaj.
Sipas tij, prioritet do të jetë ndërtimi i infrastrukturës moderne sportive në të gjithë vendin, si dhe përgatitja e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, në përputhje me standardet e një shteti serioz dhe dinjitoz.

“Si ish-sportist, do të jem maksimalisht i angazhuar që sporti të mos mbetet vetëm slogan elektoral, por të shndërrohet në politikë konkrete, investim real dhe shpresë për brezat e rinj”, ka përfunduar Mulaj.

 

Të ngjashme

Të fundit