Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 79, Besim Mulaj, ka vizituar Rakoshin dhe Mbi Vadën, ku ka diskutuar me banorët për shqetësimet e tyre dhe ka premtuar përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka vlerësuar nevojën për investime urgjente në rrjetin energjetik dhe furnizimin me ujë të pijes.
Postimi i plotë:
Rrugëtimin e sotëm e vazhdova në Rakosh, me banorët e Mbi Vadës. Diskutuam nga afër shqetësimet e tyre dhe i garantova përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës, një përfaqësim që deri më tani u ka munguar. Biseduam për gjendjen e dobët të rrjetit energjetik, si dhe për nevojën urgjente të investimeve në furnizimin me ujë të pijes – çështje themelore për jetën dhe zhvillimin e kësaj zone.






