-2.2 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Besim Mulaj: Peja dhe Rugova të bashkuara drejt fitores

- Advertisement -

Peja ishte sot nikoqire e një tubimi të rëndësishëm politik, ku u dha mesazhi i qartë i bashkimit dhe besimit në vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati për deputet i LDK, Besim Mulaj, tha se në këtë takim u pa qartë uniteti mes Pejës dhe Rugovës, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth vlerave të rugovizmit.

“Sot në Pejë u pa qartë kush jemi dhe çfarë duam. Rugova u bashkua me Pejën, Shallat u mblodhën nën plisat e bardhë, me zemër e me besë,” u shpreh Mulaj.
Ai shtoi se bashkë me Uke Ibrahim Rugovën dhe Agime Lajqin, mesazhi ishte i qartë: unitet, vizion dhe fitore.

Sipas Mulajt, takimi nuk ishte vetëm një ngjarje formale, por një dëshmi besimi për LDK-në, për rugovizmin dhe për të ardhmen e Pejës dhe Kosovës.

“Me 28 dhjetor po shkojmë drejt fitores së madhe, të bashkuar dhe pa përçarje. Kur jemi bashkë, fitorja është e sigurt,” përfundoi Mulaj.

Postimi i plotë:

Sot në Pejë u pa qartë kush jemi dhe çfarë duam.
Rugova u bashku me Pejën, Shallat u mblodhën n’plisa të bardhë, me zemër e me besë.
Me Uke Ibrahim Rugova dhe Agime Lajqi, fjala ishte e qartë: unitet, vizion dhe fitore.

Kjo nuk ishte veç një ditë takimi, ishte një ditë besimi.
Besë për LDK-në, besë për rugovizmin, besë për Pejën dhe Kosovën që duam.

Me 28 dhjetor po shkojmë drejt fitores së madhe, të bashkuar, pa përçarje, me idealin para vetes.
Kur jemi bashkë, fitorja është e sigurtë. 💙🤍

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit