3.2 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Besim Mulaj: Peja, Deçani dhe Juniku sot folën me një zë – besë për LDK-në

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, ka thënë sonte se Peja, Deçani dhe Juniku i kanë dhënë mbështetje kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“28 dhjetori nuk është vetëm një datë në kalendar; është dita kur vendoset drejtimi i ri, dita kur fillon kthesa që Kosova e ka pritur gjatë. Mjaft më me qeverisje të bllokimit dhe izolimit”, ka shkruar Mulaj në llogarinë e tij të Facebook.

Postimi i plotë:

Peja, Deçani dhe Juniku sot folën me një zë – besë për LDK-në. Këto janë vende me histori, me dinjitet dhe me njerëz që nuk e ulin kokën. 28 dhjetori nuk është vetëm një datë në kalendar; është dita kur vendoset drejtimi i ri, dita kur fillon kthesa që Kosova e ka pritur gjatë.
Mjaft më me qeverisje të bllokimit dhe izolimit. Mjaft më me politika që na kanë larguar nga miqtë dhe na kanë mbyllur dyert. Kosovës i duhet frymë e re, dialog, besim dhe aleanca të forta. I duhet bashkim, jo përçarje. Dhe LDK është forca e bashkimit, forca që di të dëgjojë, të respektojë dhe të ndërtojë.
Mbështetja që mora nga këto anë ishte e fuqishme dhe e sinqertë. Ishte mbështetje e njerëzve që duan punë, stabilitet dhe shpresë reale për fëmijët e tyre. U premtova se nuk do t’i zhgënjej – se do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, zëri i Pejës, Deçanit dhe Junikut, zëri i qytetarëve që besojnë se Kosova mund dhe duhet më mirë.
Kjo është koha jonë. Ky është momenti për ta kthyer besimin në veprim dhe shpresën në fitore. 28 dhjetori po vjen – dhe historia po pret të shkruhet.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit