7.4 C
New York
Wednesday, December 17, 2025

Buy now

Besim Mulaj merr mbështetje të fuqishme nga Lumir Abdixhiku në garën për deputet

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, ka marrë mbështetje të fuqishme  nga lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë një tubimi madhështor në Istog.

“Istogu i Ibrahim Rugovës u bë njësh si kurrë më parë – të rinj e të vjetër, të bashkuar rreth vizionit të shpresës për ndryshim dhe qeverisje të drejtë me LDK-në. Kosovës i duhet ndryshim, andaj të mobilizohemi fuqishëm për ta jetësuar amanetin e votuesit besnik të LDK-së”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në një tubim madhështor të LDK-së në Istog, mora mbështetje të fuqishme nga lideri i LDK-së, z. Dr. Lumir Abdixhiku dhe nga kryetari Ferati për betejën zgjedhore të 28 dhjetorit.

Istogu i Ibrahim Rugovës u bë njësh si kurrë më parë – të rinj e të vjetër, të bashkuar rreth vizionit të shpresës për ndryshim dhe qeverisje të drejtë me LDK-në. Kosovës i duhet ndryshim, andaj të mobilizohemi fuqishëm për ta jetësuar amanetin e votuesit besnik të LDK-së.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit