11.9 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Besim Mulaj me mesazh për rininë: Vota juaj është çelësi i së ardhmes së Kosovës

- Advertisement -

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. sci. Besim Mulaj, u ka drejtuar një mesazh të veçantë të rinjve të Kosovës, me theks të veçantë atyre që për herë të parë ushtrojnë të drejtën e votës, duke i ftuar të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e vendit, raporton Scanner.

Mulaj theksoi se vota nuk është vetëm një akt formal apo ndryshim emrash, por një vendim për ndërtimin e një Kosove ku të rinjtë mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre në vendin e tyre. Ai nënvizoi vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si forcë politike që përfaqëson shpresën, dijen dhe zhvillimin.

Sipas tij, Dr. Lumir Abdixhiku dhe LDK ofrojnë ide konkrete dhe të realizueshme për rininë, arsimin dhe zhvillimin ekonomik, duke synuar një shtet ku puna vlerësohet dhe e ardhmja ndërtohet brenda vendit.

Duke ndarë edhe përvojën e tij personale si fëmijë mërgimtari, Mulaj theksoi se Kosova duhet të jetë vendi ku të rinjtë zgjedhin të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen, e jo të detyrohen të largohen. Ai i ftoi të rinjtë që me votën e tyre ta kthejnë shpresën në realitet dhe ta ndërtojnë Kosovën që e meritojnë.

Në fund, Mulaj u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhikun dhe kandidaturën e tij, në funksion të një të ardhmeje më të mirë për vendin.

#BesimMulaj79 #LumirAbdixhiku1 #LDK123

Të ngjashme

Të fundit