Avokati i njohur Arianit Koci ka ngritur sot një shqetësim serioz, duke deklaruar se ka zyrtarë të Policisë së Kosovës që tash e katër vjet nuk kanë marrë uniforma të reja. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kandidati i LDK për deputet, Besim Mulaj.
Mulaj ka theksuar se uniforma nuk është luks, por dinjitet për çdo polic që shërben për sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, neglizhenca ndaj këtij problemi përbën mungesë respekti ndaj Policisë së Kosovës.
Ai i ka bërë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që të adresojë këtë çështje dhe të sigurojë kushte dinjitoze për zyrtarët policorë.
“Uniforma s’është luks, është dinjitet. Veç këtë rregulloje”, ka deklaruar Mulaj.
Reagimi i tij vjen në kohën kur Policia e Kosovës po përballet me sfida të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Reagimi i plotë:
Avokati i njohur Arianit Koci sot e ka thanë një të vërtetë të madhe: ka policë në Policinë e Kosovës që 4 vjet s’kanë marrë uniforma të reja.
Uniforma s’osht luks, osht dinjitet.
Albin Kurti, bravo — veç këtë rregulloje…
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123
https://www.facebook.com/share/p/1D3qCCZSE5/






