3.5 C
New York
Thursday, December 25, 2025

Buy now

Besim Mulaj falënderon gazetarët dhe mediat për raportim profesional gjatë fushatës

- Advertisement -

Kandidati i LDK për deputet, Besim Mulaj, u ka shprehur mirënjohje gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave për punën profesionale dhe raportimin e drejtë gjatë fushatës zgjedhore, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e demokracisë dhe informimin e qytetarëve.

Ai theksoi se viti që po lëmë pas ka qenë i vështirë për mediat dhe familjet e tyre, duke përmendur se gazetarët shpesh kanë qenë në shënjestër të akuzave dhe epiteteve të padrejta nga kryeministri dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, vetëm për shkak të ushtrimit të ndershëm të profesionit të tyre.

Sipas Mulajt, përtej misionit fisnik që mediat kanë në një shoqëri demokratike, gazetarët janë edhe qytetarë me të drejtë vote dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimet që i duhen Kosovës.

“Me votën tuaj, secili prej jush ka mundësinë të kontribuojë drejtpërdrejt në ndryshimin që i duhet Kosovës më 28 dhjetor”, ka deklaruar Mulaj.
Ai shprehu bindjen se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë zgjedhja e shumë qytetarëve që besojnë në demokraci, respekt për fjalën e lirë dhe institucione të forta, duke bërë thirrje për bashkëpunim në të mirë të vendit.

Postimi i plotê:

Të dashur gazetarë dhe përfaqësues të mediave,

Ju jam thellësisht mirënjohës për punën e shkëlqyer dhe profesionale që po e bëni në raportimin e drejtë gjatë kësaj fushate. E di mirë që për ju dhe familjet tuaja ky nuk ka qenë një vit i lehtë. Shpesh keni qenë në shënjestër të akuzave dhe epiteteve të padrejta nga kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të kësaj qeverie, vetëm pse keni bërë punën tuaj me ndershmëri.

Përtej misionit fisnik që keni në një shoqëri demokratike, ju jeni edhe qytetarë të këtij vendi. Me votën tuaj, secili prej jush ka mundësinë të kontribuojë drejtpërdrejt në ndryshimin që i duhet Kosovës më 28 dhjetor.

Kam bindje të plotë se LDK do të jetë zgjedhja juaj, ashtu siç është zgjedhja e shumë qytetarëve që besojnë në demokraci, respekt dhe institucione të forta.

Të punojmë së bashku për të mirën e Kosovës.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit