28.9 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Besiktash fiton, por Rashica ishte në stol

- Advertisement -

Besiktashi ka shënuar fitore 2:0 në shtëpi ndaj Istanbulsporit, në kuadër të javës së tetë të Superligës së Turqisë.

Në fitoren e Besiktashit të dielën nuk u paraqit fare sulmuesi i krahut, Milot Rashica. Futbollisti i Kosovës mbeti në stol në fitoren e ekipit të tij ndaj Istanbulsorit, që ka disa lojtarë shqiptar. Për Istanbulsporin nga minuta e parë u paraqitën Florian Loshaj dhe Valon Ethemi.

Ky i fundit e liroi vendin për Eduard Rrocën në minutën e 74-t, ndërsa Lohshaj e la fushën në minutën e 89-të. Besiktashi është në vendin e katërt me 16 pikë nga tetë ndeshje, kurse Istanbulspori me dy pikë nga shtatë ndeshje në pozitën e parafundit.

Të ngjashme

Të fundit