Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se pas 8 muajve të humbura për lojërat politike, sot gënjeshtra e Kurtit doli lakuriq para gjithë botës.
Ai ka thënë se do të përmbyllet siç thotë ai kjo periudhë e errët e shtetit.
Albin Kurti ka dështuar që të formalojë qeverinë, të dielën.
“Pas 4 vitesh zero punë, mashtrime e dështime plot. Pas 8 muajve të humbur për lojërat e tyre politike. Sot gënjeshtra doli lakuriq para gjithë botës: s’i kanë numrat për ta bërë Qeverinë. Kur shkatërron ekonominë, miqësitë strategjike, shëndetësinë, arsimin dhe besimin me përfaqësuesit politik; kur secilin e akuzon si tradhëtar, bashkëpunëtor serbie, e kriminel; kur secilit i kërkon nënshtrim e jo bashkëpunim, s’të mbetet askush për partner. “Trimi i mirë me shokë shumë” s’vleu kurrë për ta. Pas shtrëngatës, del Dielli. Kalon e përmbyllet kjo periudhë e errët e shtetit tonë. Do të vinë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët strategjik, ç’izolojnë vendin, zhvillojnë ekonominë, arsimin e shëndetësinë e mbi të gjitha, i dhënë rinisë arsye për të mos ikur. Mirupafshim në anën e ndritshme të Kosovës, së shpejt”, ka thënë Mustafa.






