Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, gjatë një konference për media tha se “secili po e pret ndryshimin”.
“5 tubime në ditë! Kaq kishim dje! Populli i Kosovës ka lëshuar kushtrimin e ndryshimit. Secili po pret ndryshimin. Gra, burra, pleq e të rinj. Gratë e Kosovës presin ndryshimin, që më në fund do të kenë një qeveri që do t’u japë zgjidhje dhe jo premtime boshe”, tha ai.