“5 tubime në ditë! Kaq kishim dje! Populli i Kosovës ka lëshuar kushtrimin e ndryshimit. Secili po pret ndryshimin. Gra, burra, pleq e të rinj. Gratë e Kosovës presin ndryshimin, që më në fund do të kenë një qeveri që do t’u japë zgjidhje dhe jo premtime boshe”, tha ai.

Mustafa tha se pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit do të ketë mësim gjithëditor në vend dhe kësisoj mundësi për nënat që të punojnë e të avansohen.

“Një qeveri që do të zbatojë sistemin e mësimit gjithëditor në gjithë Kosovën, siç kemi bërë në Prishtinë, që fëmijët tanë të kenë një arsim shumë më të mirë, ku kanë një shujtë e ngrohtë dhe aktivitete gjithëditore. Mësim gjithëditor që u mundëson nënave në Kosovë të punoni e të avansoheni në karrierë përderisa fëmijët tuaj janë në shkollë. Ky është vetëm një nga shumë programet dhe planet që kemi për ta bërë jetën e grave në këtë vend një jetë shumë më të mirë”, tha ai.

“Ata në pushtet nuk kanë asnjë plan, ata nuk kanë asnjë ide se si të kujdesen për të ardhmen tuaj. LDK-ja ka. Lumiri ka. Andaj ju drejtohem të gjitha nënave në Kosovë: më 9 shkurt, ju nuk po zgjedhni thjesht një parti dhe një program por po zgjedhni një të ardhme që respekton mundin tuaj, që respekton kujdesin tuaj për familjen dhe që fuqizon ëndrrat tuaja. Ne nuk flasim për ndryshim – ne e sjellim atë! Bashkohuni me ne më 9 shkurt dhe e ardhmja juaj do të bëhet shumë më e mirë!”, shtoi Mustafa.