Besian Mustafa i LDK-së ironizon me çmimet e naftës: Mos lësho pe Albin!

- Advertisement -

Deputeti Besian Mustafa ka reaguar lidhur me çmimet a naftës, të cilat në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Mustafa teksa ka bërë një krahasim me vendin fqinj Maqedoninë e Veriut e cila ka ulur TVSH-në dhe akcizën, ai ka ironizuar duke i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos lëshojë fare pe.

“Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!”, ka thënë Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 centë ndërsa para dy jave ka ulur TVSH-në nga 18% në 10%.

Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSH-në, anipse çmimi është 1.85+.

Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!

Të ngjashme

Të fundit