Historia e Bes Kallakut me Xhensilën, ishte një ndër historitë më të bukura të dashurisë. Por sot ata janë në proces divorci.
Përveç syrit kritik të ndjekësve të tyre dhe mediave, ata historinë e tyre po e shpalosin edhe në projekte të tyre muzikore.
Së fundmi Besi ka publikuar këngën e re me titull “Intrigante”, ku një sekuecë e tij thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.
Kjo pjesë bëri të gjithë të rikujtojnë intervistën e Bes Kallakut, gjashtë vite më parë kur tregoi se ai është kujdesur për nënën e sëmurë të Xhensilës.
“Rastisi që mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe e çova unë, u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thash nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhash gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra. Dhe herën e dytë që kam dhënë gjak është ngritur në këmbë mami Xhensilës dhe filloi të krcente sepse unë kisha dy ditë që pija alkool dhe dha efektin. Nëse deri dje e kam falenderuar Nard Ndokën me shaka sot e falenderoj publikisht sepse ishte shkaku i takimit tim me Xhensilën”, tha aktori I humorit.
Një varg tjetër i këngës është “Nuk je tipi jem, ca me bo se ngela mren”
Nuk dihet nëse kënga i dedikohet ish bashkëshortes me të cilën aktori ka edhe dy fëmijë. Ditët e fundit ai ka bërë edhe një intervistë ku foli për aludimet që qarkullojnë në media se divorci i tyre është i stisur për të shpëtuar pasurinë.
Nisur nga disa deklarata të bëra nga disa avokatë në media, ai u shpreh se mediat u japin hapësirë personave të tillë pasi bëjnë gjithçka për klikime
Besi konfirmoi për herë të parë ndarjen nga Xhensila Myrtezaj disa javë më parë, në një dalje të tij në Ferma Vip, duke iu referuar këngëtares si ish bashkëshortja.