Milot Rashica ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e klubit turk Beshiktash.
Para ndeshjes së Kupës së Turqisë ndaj Keçiögrengucu, klubi i ka dhurar Rashicës një fanellë të veçantë me numrin 100 që simbolizon numrin e ndeshjeve me skuadrën bardhë e zi.
“U organizua një ceremoni për futbollistin tonë Milot Rashica i cili arriti shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën tonë të lavdishme. Rashicës fanellën për ndeshjen e 100-të ia dorëzuan legjendat tona Kadir Akbulut dhe Ulvi Güveneroğlu”, shkruhet në komunikatën e klubit.
Rashica po luan sezonin e tretë me Beshiktashin ku ka arritur të shënojë 12 gola dhe të fitojë një Kupë dhe Superkupë të Turqi.






