-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Besëtytnia e Lamine Yamal, refuzoi të prekte Topin e Artë në ceremoninë e mbajtur në Paris

- Advertisement -

Futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmati fitoi Topin e Artë si lojtarja më e mirë në botë për vitin 2024, dhe pas ceremonisë në Paris, ajo tregoi një histori me kolegun e saj mashkull, Lamine Yamal.

Ylli i ri i Barcelonës ishte shumë kurioz dhe e pyeti Bonmatin nëse emri i saj ishte i shkruar në Topin e Artë.

Megjithatë, kur ajo i afroi çmimin për të parë dhe mbajtur, 17-vjeçari spanjoll refuzoi shkaku i besëtytnisë.

“Ai më pyeti nëse Topi kishte emrin tim në të, dhe unë i thashë po, dhe e pyeta nëse donte ta prekte. Ai tha: “Jo, jo”. Yamal refuzoi, duke thënë se nëse e bënte, do të ishte fat i keq”, ka zbuluar Bonmati për Mundo Deportivo.

Bonmati thotë se ka kaluar pak kohë edhe me Dani Olmon dhe ka vlerësuar lojtarët e Barcelonës për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin korrekt.

Meqë ra fjala, Yamal përfundoi i teti në renditjen për Topin e Artë në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Olmo ishte i 13-ti.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit