Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, ka mohuar raportimin e Klan Kosovës se Besarta Jashari do të kandidojë si deputete nga radhët e VV-së.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Jashari tha se “Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”
Ai shtoi se familja Jashari “mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë.”
Reagimi i plotë: