30.4 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Besart Halimi: Më kanë ftuar në Big Brother VIP, por gruaja ime nuk ka dëshirë që të hyj

- Advertisement -

Besart Halimi, i njohur për karrierën e tij të gjatë në muzikë, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Ky Emër”, ku ndau detaje nga jeta personale dhe profesionale.

Gjatë bisedës, ai foli hapur edhe për ftesat që ka marrë për të marrë pjesë në formatin televiziv Big Brother VIP, duke theksuar se kjo nuk është një mundësi që e ka përjashtuar plotësisht, por deri më tani ka zgjedhur të mos jetë pjesë e tij.

“Nuk është që nuk kam pasur oferta për Big Brother, por nuk kam dashur që të marrë pjesë. Por nuk them kurrë që nuk marrë pjesë. Nuk është që nuk kam qejf”, u shpreh Halimi.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, një nga arsyet kryesore që ai ka refuzuar deri tani ka qenë familja e tij, veçanërisht bashkëshortja, Jana.

“Në familjen time, për shembull, nuk iu pëlqen unë me marrë pjesë, konkretisht për shembull Janës, bashkëshortes time. Ndoshta nuk ka qejf me të pa në një format të tillë, duke shkuar për të treguar linjën e jetës, duke gënjyer diçka aty”.

Ai shpjegoi se formati shpesh i shtyn pjesëmarrësit të ndajnë histori të dhimbshme ose dramatike për të krijuar lidhje emocionale me publikun, gjë që nuk përputhet me përvojën e tij personale.

“Unë nuk jam tip që kam pasur fëmijëri të vështirë. Duhesh me vajtu për me tregu diçka. Nuk është puna te xhelozia, ajo më njeh mua, e sidomos kur je para një publiku të gjerë. Është një format që nuk i ka pëlqyer”, shtoi këngëtari.

 

Përmbledhtas, Halimi nuk është kundër idesë së pjesëmarrjes në Big Brother VIP, por deri tani ka refuzuar për shkak të bindjeve personale dhe respektit për opinionin e familjes së tij.

Të ngjashme

Të fundit