1.9 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Besar Halimi bëhet me skuadër të re, rinis gjithçka nga liga e dytë

- Advertisement -

Besar Halimi është bërë me skuadër të re.

Futbollisti kosovar do ta vazhdojë karrierën në ligën e dytë greke.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar është transferuar në klubin Apollon Smyrnis.

Së fundmi, futbollisti i lindur në Frankfurt të Gjermanisë kishte luajtur në ekipin nga Letonia, Riga, me të cilën i bëri vetëm gjashtë paraqitje, ndërsa ishte ndarë me këtë klub në mars të këtij viti.

E tash, mesfushori kosovar e synon ringritjen përmes ligës së dytë greke.

27 vjeçari ka luajtur më parë në klubet si Nurnberg, Stuttgart, Stuttgarter Kicker, Mainz, Frankfurt, Brondby, Sandhausen dhe së fundmi në Riga.

Pa dyshim, karriera e tij ka pësuar rënie, por mesfushori kreativ po planifikon ta rikthejë formën e dikurshme dhe të luajë në një ligë më të fortë evropiane. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit