Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka shkruar për tubimin elektoral në Skenderajt, për të cilin ka thënë se ishte ndër organizimet më mbresëlënëse të kësaj fushate.
“Ndër organizimet më mbresëlënëse të kësaj fushate i përjetuam në Skenderaj! Vendosmëria e Skenderajt për të ruajtur sakrificat e historisë dhe siguruar të ardhmen premtuese me Bedri Hamzën kryeministër është frymëzuese!”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.