10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Besa Ismaili: Trupi i gruas është politik

- Advertisement -

Gjithë historia e grave është rrugëtim për t’u çliruar nga kontrolli individual, shoqëror dhe shtetëror mbi trupat e grave.
Raportohet, që mbi gjysma e grave të botës sot nuk mund të vendosin, nuk e kanë autonominë dhe lirinë të vendosin për trupin e tyre, në një mënyrë apo tjetrën.
Por në skajin tjetër të këtij realiteti, historikisht ka patur dhe sot ka gra që trupin e tyre e objektifikojnë në shërbim të partisë dhe ideologjisë. Ato janë kamikaze. Me vetëdije dhe vetdëshirë.
Gratë e tilla i dënon historia përjetësisht, por mund ti shpërblejë partia, përkohësisht. Sepse partia do që të ketë sa më shumë gra të tilla, të nënshtrueshme tërësisht, të shërbyeshme politikisht dhe të verbëra intelektualisht. Partia do që mbi të tilla grash dhe trupa të tillë politik të konstruktojë heroinën, modelin që frymëzon të tjerat dhe i përgatitë për industrinë e trushpërlarjes dhe trupshkeljes, drejt pushtetit të plotë mbi gratë.

bodypolitics #bodyautonomy #kamikaze #feministreading

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit