15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Besa Ismaili: Të frikshme reagimet e zyrtarëve të LVV ndaj vendimit të gjykatës

- Advertisement -

Anëtarja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar pasi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, është dënuar sot me tri vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Scanner.

Ajo i ka quajtur të frikshme reagimet e zyrtarëve të LVV ndaj vendimit të gjykatës ndaj deputetes, ish-zyrtares e cila i dërgoi bulldozherët ndaj Abi Çarshisë në Prizren posa erdhi në pushtet.

“Tirania e kësaj mazhorancës nuk po njeh kufi dhe vendin po e kërcënon anarkia”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Buldozherë të paligjshëm edhe për drejtësinë?

Të frikshme reagimet e zyrtarëve të LVV ndaj vendimit të gjykatës ndaj deputetes, ish-zyrtares e cila i dërgoi bulldozherët ndaj Abi Çarshisë në Prizren posa erdhi në pushtet.

Më keq sesa ideja “the might is right” se ke të drejtë pse ke pushtet dhe mund të shkatërrosh çdo gjë përpara, pa përfillur ligjin dhe interesin publik, mund të jetë vetëm reagimi i sotmë i zyrtarëve të lartë të LVV-së, deputetëve aktual dhe ish pushtetarëve komunal të Prizrenit ndaj vendimit të gjykatës për dënim me 3 vite burg të koleges së tyre.

Tërë kjo, për mendimin tim, në përpjekje edhe për të frikësuar gjykatësit dhe ushtruar ndikim në vendimin pasues.

Tirania e kësaj mazhorancës nuk po njeh kufi dhe vendin po e kërcënon anarkia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit