4.6 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Besa Ismaili: “Republika e tretë – republika e shkretë”

- Advertisement -

Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes institucionale dhe politike në vend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkatërruar themelet e Republikës së Kosovës, shkruan Scanner.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka theksuar se vota është e shenjtë dhe e paprekshme, ndërsa ka shprehur zhgënjimin e saj për mënyrën se si, sipas saj, LVV ka “nëpërkëmbur” institucionet shtetërore.

“Vota – e shenjta – vetmja – po qëndronte vertikalisht dhe e palëndueshme, si proces dhe si institucion, në Republikën e Kosovës.
Pasi që LVV, si pozitë dhe si opozitë, nëpërkëmbën gjykata e prokurori, Kushtetuesen, arsimin dhe universitetet, kuvendin, ambasadat, RTK-në, minatorët, sindikatat, e çka jo tjetër.
Nuk e kam imagjinuar se dikush mund të ketë kaq shumë urrejtje për Republikën e Kosovës, rendin, ligjin dhe kushtetutshmërinë e saj.
Republika e tretë – republika e shkretë. Pse? Pse?”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Ismailit vjen pas zhvillimeve të fundit politike dhe debatit për integritetin e institucioneve pas procesit zgjedhor.

Të ngjashme

Të fundit