Home Opinione Besa Ismaili reagon kundër djegies së Kuranit: Liria e fjalës së njeriut që djeg fjalën e Zotit

Besa Ismaili reagon kundër djegies së Kuranit: Liria e fjalës së njeriut që djeg fjalën e Zotit

0
Besa Ismaili reagon kundër djegies së Kuranit: Liria e fjalës së njeriut që djeg fjalën e Zotit

Reagim:

Liria e fjalës së një njeriu, kundër lirisë së fjalës të Zotit është urrejtje

Ajo që për muslimanët ishte dita më e mirë e vitit, Dita e Kurban Bajramit, në Stokholm të Suedisë i shënua si dita që turpëroi suedezët, dhe jo vetëm.

Në emër të lirisë së fjalës, një ekstremisti iu lejua djegia e Kuranit, Librit të Shenjtë të muslimanëve. Ngjarja ndodhi pak para samitit të NATO-së.

Me të drejtë, ky veprim shkakoi indinjatë dhe reagime të ashpra kudo në botë. Jo çdoherë veprimet e lejuara me ligj janë edhe të moralshme dhe të duhura, aq më shumë kur ato nxisin zinxhir reagimesh të ashpra që rrezikojnë paqen në botë.

Djegia e librave përgjatë historisë është pasuar me djegien e njerëzve dhe popujve, prandaj zërat deri në lëvizje globale për liritë fetare, pjesë e të cilave jam unë, thërrasin për kriminalizim të djegies, përdhosjes dhe çshenjtërimit të Librave të Shenjtë.

Sipas studimeve të fundit, deri në vitin 2050, 70% e njerëzimit do t’u takojnë besimeve monoteiste, respektivisht do të jenë ose muslimanë, ose të krishterë apo ose hebrenjë.

Librat e Shenjtë të besimeve përkatëse janë vet besimi i tyre, prandaj respektimi i tyre është esencial për paqen e qendrueshme në botë.

Aleancat ndërfetare dhe ndërkomunitare duhet të luftojnë ekstremistët nga mesi i tyre. Përtej gjithçfarë dhune lemeritëse që kemi parë deri më sot në vendet me shumicë muslimane, nuk ka ngjarë ndonjëherë që librat e shenjtë të krishterëve apo hebrenjve të jenë djegur.

Respektimi i fjalës së lirë të njeriut nuk duhet të ç’respektojë lirinë e fjalës së Zotit.

Exit mobile version