Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 41, Besa Ismaili, ka thënë se tani është koha për të vepruar në të mirë të vendit.
Ajo nga Prishtina u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me PDK-në për një të ardhme më të mirë.
“Është koha për veprim! Kjo fillon këtu, nga zemra e Prishtinës! Së bashku, mund t’i bëjmë gjërat më mirë. Bashkohuni me ne për një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet #MaMirë!”, ka shkruar Ismaili në Facebook.